Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave ka zbuluar nga arkivat e saj disa letra të rëndësishme, duke i cilësuar si ”Letra të pa shpërndara”.Këto letra ishin letra të destinuara për ato pak partizanë italian që kishin mbetur në Shqipëri pas çlirimit të saj nga Italia Fashiste.


Pas kapitullimit të Ushtrisë Fashiste Italiane, një pjesë e ushtarëve italianë të mbetur në Shqipëri u bashkuan me LANÇ, duke ofruar aftësitë e tyre ushtarake dhe teknike. Pas çlirimit të Shqipërisë, partizanët italianë u larguan gradualisht për në vendin e tyre.


Gjatë periudhës së shkurtër të qëndrimit në Shqipëri pas luftës, megjithëse këta ushtarë ishin partizanë, letrat e ardhura në adresë të tyre censuroheshin nga autoritetet shqiptare dhe nuk shpërndaheshin në destinacion. Në fotot e publikuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave janë zarfa me letrat e ardhura për partizanët italianë në Shqipëri, të pa shpërndara.
16114404_1311989582178292_5474996480154923114_n-170x200
(BalkanWeb)


Etiketa: