TIRANE

Mori fjalën për t’iu përgjigjur deputetit Halit Valteri, i cili shprehu shqetësimin se mos vret veten Kujtim Gjuzi, por ky i fundit ndërsa i ktheu përgjigje deputetit në fjalë, paralajmeroi edhe kreun e Partisë Bindja Demokratike.

“E para iher jam nga ata zotnit që nuk e vras mendjen, se të vrasësh vetën quhesh kriminel. Më korrigjoni zoti Ulsi Manja.  Pse akoma mendon njeri këtu që presidenti është legjitim? Z. kryetar e ke me dt. 8/6/2017 në gjykatën kushtetutese. Pse nuk e bëni reformën në drejtësi. Pse nuk jeni dakord që reforma administrative na futi në kolaps, ke 60 kryetar të komiteteve ekzekutive dhe një kryetar komiteti ekzekutiv i një partie të paligjshme, “Bindja” a ca ishte ajo. O Astrit Patozi je i paligjshëm, Astrit. Një letër ta kam rujt, e kam në çantë. Nuk e kam  çantën njësoj si ajo e juristit Braho se ai është jurist. Kujdes! Se me e pa atë letrën do dali se si është puna në Fan të Mirëditës, se ca ke firmos vlla, Kujdes … Të lutem mos lejo njerëzit të Ruçit që të bëjnë ftesë këtu për të var veten mileti.” -tha Gjuzi.

Por ndërsa i ndërpreu fjalën kryeparlamentari Ruci tha se Gjuzi del të replikojë me Valterin, por replicon me Patozin

“Po ça të them unë ty, ti ngrihesh të replikosh me Valterin del dhe replikon me Astrit Patozin.” U shpreh Ruçi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb