Pini Zahavi, agjenti i Jonathan Tah, në një intervistë për Welt am Sonntag është rikthyer të flasë për transferimin e dështuar të lojtarit te Bayern Munich në verë. Një lëvizje që megjithatë, sipas asaj që shkruajnë mediat, duket se mund të kryhet një ditë.
“Ideja ishte të shkonte te Bayerni, klubi me të vërtetë donte ta merrte atë.
Fatkeqësisht, Leverkusen kërkoi shumë para. Ai do të shkojë në një klub të madh verën e ardhshme, Bayern ka ende një shans shumë të mirë për të nënshkruar me të” – tha Zahavi në lidhje me mbrojtësin e Leverkusen.
(J.S/BalkanWeb)