Këtë verë, Bayer Leverkusen arriti të mbajë Xabi Alonson në stol, pavarësisht presionit të madh të ushtruar nga klubet e mëdha. Sipas asaj që shkruajnë mediat, ky sezon mund të jetë i  fundit për trajnerin bask në krye të kampionëve të Gjermanisë.

Kontrata e Alonso është ende e vlefshme deri në vitin 2026, por drejtuesit e Leverkusen e dijnë mirë se “timonieri” mund të largohet.

Drejtuesit pëlqejnë trajnerin e Stuttgartit, Sebastian Hoeness. Në listën e alternativave është edhe Sandro Wagner, zëvendës-trajneri i Gjermanisë.

Hoennes ka kontratë me Stuttgart deri në vitin 2027, ndërsa Wagner ka marrëveshje me Federatën deri pas Botërorit 2026.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb