Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme bën me dije se prej datës 19 qershor, në Greqi do të lejohet të kalojnë të gjitha kategoritë e udhëtarëve nga Shqipëria, si për qëllime familjare, ashtu dhe turistike.

MEPJ sqaron të gjithë udhëtarët se duhet të kenë me vete në kufi certifikatë vaksinimi, test PCR ose certifikat të diagnozës pozitive e vlefshme për dy deri në nëntë muaj.

Sqarimi i MEPJ:

Udhëtarët do të duhet të kenë me vete:
a) Formularin Plf
b) Certifikate vaksinimi, test PCR ose rapid ose
c) Certifikate se diagnozës pozitive e vlefshme për dy deri në nëntë muaj.

Fëmijët mbi 12 vjeç do të ketë të njëjtat kritere hyrëse si të rriturit.

Pavarësisht kësaj, në pikat kufitare do të vijojnë të kryhen teste të rastësishme nga autoritetet përkatëse.

Deri më datë 28 qeshor, mbeten në fuqi kuotat prej 1500 personave në ditë në Kakavijë, 250 në Qafë Botë dhe 400 në Kapshticë dhe më vonë pritet liberalizimi total i lëvizjes.
* Plotësimi i PLF është detyrueshem për të gjithë nga të gjitha pikat kufitare, tokësore ose ajrore.
Lutem plotësimin e këtij formulari të domosdoshëm në rat udhëtimi drejt Greqisë. Në rast se formulari nuk plotësohet online do të thotë që është arritur kuota ditore e ju duhet të zgjidhni një ditë tjetër për të udhëtuar drejt Greqisë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb