Duket se kjo e sotmja do të jetë një ditë e mbushur me takime politike. Sinjalin e dha vetë Kreu i Shteti, Ilir Meta që shkoi në zyrën e tij që në 05:00 të mëngjesit për t’i qëndruar korrekt orarit të përcaktuar në ftesën për Ramën, pavarësisht se ky i fundit e refuzoi.

Kryedemokrati Basha që u takua për rreth 25 minuta me Presidentin në orën 09:00, pritet të ketë sot të tjera takime.

Gazetari Klajdi Bodlli raporton për “BalkanWeb” se në orën 12:00 në zyrën e tij pritet të shkojë aleati nga PDIU-ja, Shpëtim Idrizi, e fill pas tij, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi.

Në takim pritet të jenë edhe aleatët e tjerë të Bashës, Agron Duka i PAA, Vangjel Dule i PBDNJ-së, Dashamir Shehu i LZHK-së, Nard Ndoka i PDK-së.

Takimi me zonjën Kryemadhi është parashikuar në orën 12:30 minuta.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb