TIRANE

Pas seancës plenare të paralajmëruar sot në Kuvend, opozita e bashkuar po përgatitet për protestë. Mësohet se PD po mobilizon strukturat e partisë për protestë para orës 16:30 në Kuvend. Burime për ‘BalkanWeb’ bëjnë me dije se shumica e protestuesve do të jenë nga Tirana. Protesta do të jetë pak para nisjes së seances plenare sot në  Kuvend.

Kujtojmë që Kuvendi do të zhvillojë sot pasdite seancë plenare për të zëvendësuar të enjten e shkuar, pasi kreu i këtij institucioni njoftoi shtyrjen e seancës për shkak të protestës së opozitës. Pas mbledhjes së Konferencës së Kryetareve u vendos që seanca plenare të mbahet në orën 17:00.

Në rendin e ditës të Konferencës së Kryetarëve ishte miratimi i kalendarit tre javor të punimeve të Kuvendit si edhe programi i punës së parlamentit.

Mes tjerash mësohet se në seancën e sotme pritet të miratohet struktura dhe buxheti i Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: