Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare në Maqedoni, Menduh Thaçi, i pyetur për pjesëmarrjen apo mbështetjen e Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, tha se nuk sheh asgjë të keqe që një parti nga Kosova apo Shqipëria mbështet një parti politike në vendin tonë, por jo në këtë rast.

Ai tha se duhet bërë shumë kujdes, pasi në këtë mënyrë mund t’u jepet alibi implikimeve të Serbisë dhe Rusisë te partitë maqedonase dhe Kosova nuk e ka këtë komoditet duke parë rrethanat në të cilat ndodhet.

“Asgjë e re dhe asgjë e palejueshme, që një parti politike shqiptare në Kosovë apo në Shqipëri, të ketë mbështetje për një tjetër parti. Por është precedent i keq kur ajo parti është në pushtet. Duhet pasur shumë pretekst apo alibi për implikimet e Serbisë, Rusisë, në organizimin politik te partitë maqedonase. Vështirësitë që i ka Kosova nuk mendoj se ia japin komoditetin një ndërhyrje të këtillë. Prandaj nuk duhet t’u japim argumente të tjerëve, kundërshtarëve tanë që t’i legjitimojnë ndërhyrjet e Rusisë.”, – tha Thaçi.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb