Elseid Hysaj do të qëndroj tek Napoli pavarësisht zërave të shumë që e shoqëruan gjatë gjithë merkatos së verës. Anësori kuqezi ishte me një këmbë larg Napolit, të gjithë të dhënat të dërgonin në këtë përfundim, madje si vetë lojtari ashtu dhe agjenti i tij u shprehën publikisht mbi këtë temë duke kërkuar largimin. Sipas “Il Mattino”:

Hysaj
Hysaj

Mos largimi i Hysaj ka të bëj si me aspektin taktik ashtu dhe ekonomik. Klubi azzurr refuzoi dhe ofertën e fundit të Valencias, transferim në formë huazimi me të drejtë blerje për 17 milion euro. Ky është aspekti ekonomik, nëse Napoli do të pranonte largimin e shkodranit kjo do të ndodhte për para kesh dhe transferim definitiv. Në aspektin taktik, Hysaj konsiderohet vende i vlefshme, ky është një sezon i gjatë të cilin Napoli nuk mund ta përballoj me vetëm 4 anësor.

Dimaro1207hysaj 2
Dimaro1207hysaj 2

Gjithnjë sipas të përditshmes italiane, kjo lëvizje e Napolit nuk do të thotë që Hysaj të ulet në tavolinë e të rinovoj kontratën e cila i skadon më 2021. Merkato e janarit nuk është shumë larg dhe mund të sjellë skenarë të tjerë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: