VAU I DEJËS

Kryeministri Edi Rama nga Vau i Dejës u shpreh se ajo që po bëjnë “katërshja” sipas tij, Berisha, Basha, Kryemadhi dhe Meta ngjan me një lëvizje haxhiqamiliste.

Rama theksoi se katër opozitarët duan të ngjallin Haxhi Qamilin. Ai shtoi se ata janë si enveristët më të thekur në vitin 1991, që bëheshin 200 -400 veta dhe dilnin e protestonin kundër popullit që donte demokracinë.

“Katër vetë duan shkatërrimin e Shqipërisë Sali Berisha, Lulzim Basha, Ilir Meta, fallxhorja. Katër vetë që kanë marrë përsipër të ringjallin Haxhi Qamilin. Në vitin 1991 kur lindi PD, enveristët më ekstremistë krijonin grupe nga 200 deri 400 veta dhe bënin ekzaktësisht këtë që bëjnë të verbërit që shkojnë pas këtyre 4 vetave.

Gjithë populli donte demokraci, kurse ata të byrosë donin të pengonin PD dhe demokracinë. Aq sa e arritën ata në diktaturë ta mbajnë akoma sistemin, aq sa do ia arrijnë këta. Demokrati i thjeshtë duhet ta kuptojë se vetëm 4 vetë kanë hall, jo ata, jo shqiptarët”, tha Rama.

(d.xh/Balkanweb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb