Fitorja 5-1 e Kastriotit në Gjirokastër ndaj Luftëtarit vendës, ka ngrohur shumë ambientin krutan, që tanimë synon mbijetesën dhe për këtë klubi kërkon t’i japë trajnerit Bledar Devolli elementët e duhur.

Kështu, menjëherë pas largimit të Domgjonit, që paraditen e sotme la Kastriotin ku ishte titullar fiks, për një kontratë 3-vjeçare në Laç, drejtuesit e klubit krutan kanë zyrtarizuar një njohje të vjetër për superligën tonë. Bëhet fjalë për Edi Bojom, qendërmbrojtësin kameruas, që u aktivizua me sukses te Luftëtari. Bojom ka pranuar për “Panorama-Sport” se ka nënshkruar një kontratë 18 mujore me Kastriotin dhe është gati për aventurën e tij të re.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: