Aksi Manchester-Napoli pritet që të jetë i nxehtë në këto ditë të fundit të merkatos, kjo pasi emra të rëndësishëm, pritet të transferohen në këto dy skuadra në afatin kalimtar të merkatos dimërore.
Kështu Manchester United pritet të zyrtarizojë ditën e sotme sulmuesin e krahut, danezin Patrick Dorgu nga ekipi italian i Lecces. Dorgu ka qenë i spikatur në gjysmën e parë të sezonit në Serie A, aty ku ka zhvilluar 21 ndeshja e ka realizuar 3 gola dhe 1 asist. Akordi mes dy klubeve do të mbyllet mbi bazën e 30 milionë eurove , plus 7.5 të tjera që do të kalojnë në formë bonusesh.. Ardhja e tij dhe shitja që tashmë pritet prej javësh e Rashford, do të bëjë që Alejandro Garnacho të mund të transferohet në Itali, tek Napoli.
Skuadra e Antonio Contes humbi para disa ditësh “yllin” e saj Kvaratchkelian, i cili u transferua tek kampionët francez të PSG. Conte e bëri të qartë që jo domosdomërisht do duhet të afrojnë një winger, vetëm në rast se vjen një futbollist që mund të bëjë diferencën e të kontribuojë së bashku me pjesën tjetër të ekipit për realizimin e objektivit titull. Në këto kushte e përditshmja sportive britanike “The Sun” bën me dije se argjentinasi 20 vjeçar mund të jetë me shumë gjasa pasardhësi i Kvaras tek napoletanët.
Një lëvizje e shumëpritur kjo për ekipin nga jugu i Italiasë, që me Garnachon, Politanon dhe David Neres do të kompletonin repartin ofensiv. Gjithsesi nuk dihet ende nëse tekniku Amorim e ka dhënë “dritën jeshile” për transferimin e Garnachos apo jo, i cili konsiderohet një talent i së ardhmes, me futbollistin argjentinas që në fakt ka dalë nga skuadrat e moshave të “Djajëve të Kuq”.