Në horizont një skenar i ri për të ardhmen e Victor Osimhen.  Sipas asaj që shkruan Corriere dello Sport, Galatasaray kërkon qendërsulmuesin nigerian të Napolit, duke synuar kështu një goditje të bujshme në minutën e fundit.

Sipas asaj që shkruhet, klubi nga Stambolli po tenton ta mbyllë marrëveshjen me një huazim të thjeshtë, ku do të paguajë 11 milionë euro neto në sezon. Me interes të madh pritet të shihet sesi do shkojnë gjërat, me merkaton që mund të dhurojë një surprizë mjaft të bukur.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb