TIRANE- Prokurorja e Përgjithshme Arta Marku ka bërë disa lëvizje në prokuroritë e vendit. Marku mësohet se urdhëroi caktimin e përkohshëm të 3 prokurorëve për Krimet e Renda, në Berat, Pukë dhe Pogradec.
Konkretisht Olsian Çela nga Prokuroria për Krime te Rënda, transferohet në Prokurorinë e Beratit. Ndërkohë Sonila Muhametaj nga Prokuroria për Krime të Rënda u transferua në Prokurorinë e Pukës.
Lëvizjet kanë prekur edhe Besim Hajdarmatajt, i cili është transferuar nga Prokuroria për Krime të Rënda në Prokurorinë Pogradec.
Lëvizjet në fjalë vijnë pas urdhrit të kryeprokurores së përkohshme për hetimin disiplinor të 10 prokurorëve që refuzuan gjykimin e çështjes ‘Shullazi’. Kujtojmë se mes tyre ishte dhe Besim Hajdarmataj, i cili gjatë drejtimit të Prokurorisë se Krimeve të Rënda kërkoi arrestimin e ish-ministrit Saimir Tahirit. Aktualisht me vendimin e ri të Markut ai transferohet përkohësisht në Prokurorinë e Pogradecit.
(ed.me/BalkanWeb)