Gjatë merkatos së kësaj vere nga Partizani u larguan plot 11 lojtarë. Nëse i hedhim një sy destinacioneve ku ata kanë përfunduar, katër prej tyre kanë arritur të transferohen në një kampionat tjetër. Bëhet fjalë për Sotën (Kore e Jugut), Atanaskoskin (Rumani), Mensah (Kosovë) dhe Maget (Spanjë).

Sakaq, Vila (Teuta), Birçaj (Kukësi), Çelaj (Bylisi) dhe Murataj (Flamurtari) janë në sistemuar në Shqipëri në Superiore ose në të Parën.

Skuka u mendua deri në ditët e fundit dhe dje zyrtarizoi kalimin në ligën e dytë portugeze, në ekipin e Penafiel. Ndërkohë Mikuliç dhe Zekolli nuk kanë gjetur ende ekip dhe janë lojtarë të lirë, pavarësisht se merkatoja është mbyllur tashmë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb