Policia në Fier, në kuadër të operacionit “Sundimi i ligjit” ka arrestuar dy persona. Dy shtetasit e prangosur mësohet se lëviznin të armatosur dhe mbanin me vete doza kanabisi, gati për shitje.

“Fier/Aksione policore të përditshme, në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”, për goditjen e veprimtarive të ndryshme kriminale.

Lëviznin me automjet, të armatosur dhe me doza cannabisi gati për shitje, vihen në pranga 2 shtetas.

Sekuestrohen arma e zjarrit pistoletë, 170 fishekë të kalibrave të ndryshëm, dhjetëra doza cannabis, 2 celularë dhe automjeti.

Si rezultat i administrimit të shpejtë të informacioneve të inteligjencës policore, të siguruara në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”, se 2 shtetas lëviznin të armatosur dhe me doza cannabisi me vete, të gatshme për shitje, Komisariati i Policisë Fier, në aksin rrugor “Pojan-Dërmenas”, ndaloi për kontroll, automjetin që drejtonte shtetasi P. F. alias P. Xh. dhe ku ishte pasagjer E. H.. Gjatë kontrollit në këtë automjet u gjetën 1 armë zjarri pistoletë, 170 fishekë të kalibrave të ndryshëm dhe dhjetëra doza cannabis gati për shitje.

Në përfundim të veprimeve procedurale, Sektori për Hetimin e Narkotikëve i DVP Fier vuri në pranga shtetasit P. F. alias P. Xh., 49 vjeç dhe E. H., 20 vjeç, të dy banues në fshatin Dërmenas, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, të kryera në bashkëpunim.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: