PËRMET

Policia e Përmetit ka arrestuar sot një 39-vjeçar, i cili lëvizte me arnë me vete. Kanë qenë qytetarët që njoftuan Policinë, ndërsa pas kontrolleve atij iu gjet një armë e tipit pistoletë si dhe disa fishekë.

Njoftimi i policisë:

“Qarkullonte me armë zjarri me vete, por telefonata e qytetarëve e çon në pranga. Finalizohet me sukses operacioni i koduar “VINOKASHI”. Sekuestrohet një armë zjarri Pistoletë dhe 45 fishekë. Arrestohet në flagrancë poseduesi i armës.  Në vijim të kontrolleve të ushtruara në zbatim të planit të masave për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë si dhe mbi bazën e një telefonate nga qyetarët  se një shtetas lëvizte me armë zjarri pa leje, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Përmet organizuan operacionin “VINOKASHI”.

59644118 435436777022477 1301442921106505728 N
59644118 435436777022477 1301442921106505728 N

Si rezultat i këtij operacioni u arrestua në flagrancë shtetasi: I.V., 39 vjeç, banues në fshatin Çepunë, Gjirokastër, pasi:

Në aksin rrugor Ballaban-Këlcyrë, në vendin e quajtur “Kthesa e Fshatit Ujëmirë”, gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin me të cilin ky shtetas udhëtonte si pasagjerë, Policia  gjeti dhe  sekuestroi në cilësinë e provës materiale një armë zjarri (pistolet TT) dhe 45 fishekë. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësore Përmet për hetime të mëtejshme për veprën penale “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, parashikuar nga neni 278 i Kodit Penal.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: