Sapo pa makinën e policisë, ai u kthye dhe filloi të ecte në drejtim të kundërt. Kur e kuptoi se policët ishin gati ta ndalonin, shpejtoi hapin, nxori një armë nga pantallonat dhe e hodhi tutje. Oficerët e gjetën menjëherë, ishte një Beretta 6.35 me karikator të futur dhe një fishek. Për këtë, një 34 vjeçar shqiptar u arrestua për armëmbajtje pa leje në via Baroni. Prangat i’u vendosën edhe për rihyrjen në Itali më pak se 10 vjet pas dëbimit të tij në korrik 2021.
Në kuadër të kontrolleve, pasditen e së shtunës oficerët e patrullës së komisariatit të policisë Scalo Romana kanë vënë re lëvizjet e dyshimta të shqiptarit në via Baroni dhe kanë vendosur ta ndalojnë. Burri ka tentuar të arratiset, pasi ka hequr qafe armën, por është ndaluar menjëherë. Oficerët gjetën dhe sekuestruan Berettën e padeklaruar dhe të mbajtur në mënyrë të paligjshme.
Nga kontrollet në bazat e të dhënave të policisë, rezultoi se 34-vjeçari ishte dëbuar në korrik 2021 me shoqërim në kufi dhe fluturim kthimi nga Malpensa për në Tiranë. Sipas informacioneve, riatdhesimi ishte urdhëruar si masë alternative ndaj paraburgimit për dënime për krime pronësie dhe kundërshtim ndaj një zyrtari publik të lëshuar nga Gjykata e Vareses. Shqiptari u kthye në Itali përpara afatit 10-vjeçar të përcaktuar nga dispozita.
Hetimet do të vijojnë për të konstatuar origjinën e armës dhe mbi të gjitha për të kuptuar se si dhe pse e ka marrë atë shqiptari tridhjetë e katër vjeçar, fantazmë në Milano deri të shtunën pasdite.