VLORË-Një 17-vjeçar ka përfunduar në prangat e policisë, pasi lëvizte i armatosur.

Burime zyrtare nga policia e Vlorës bënë me dije se i riu u kap nga shërbimet policore në lagjen ‘Pavarësia 2’, duke lëvizur me një pistoletë pa leje.

Arma e zjarrit u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprën penale “Prodhim shitje e armëve luftarake dhe municionit”.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb