Policia e Kamzës ka vënë në pranga një 41-vjeçar i cili qarkullonte me armë zjarri me vete, ndërkohë që pas kontrollit në banesë i zbulohet edhe një armë tjetër.

Në vijim të punës për kapjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri, efektivët e Policisë të Komisariatit Nr. 5 Kamëz, si rezultat i bashkëpunimit me komunitetin, falë informacioneve të marra se në qytetin e Kamzës po levizte me armë zjarri pistoletë një shtetas, kanë organizuar punën për identifikimin, lokalizimin dhe arrestimin e personit të dyshuar.

Si rezultat i reagimit të shpejtë, në vendin e quajtur “Frutikulturë”, në rrugën “Pandeli Sotiri”, Policia identifikoi dhe lokalizoi personin e dyshuar, të cilit gjatë kontrollit fizik, Policia i gjeti me vete një armë zjarri pistoletë, me një krehër me fishekë.

Më pas, operacioni ka vijuar në banesën e tij, ku gjatë kontrollit Policia gjeti edhe një tjetër armë zjarri kallashnikov, me një krehër me 30 fishekë luftarakë.

Në përfundim të veprimeve, nga specialistët për hetimin e krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 5 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. K., 41 vjeç, lindur në Laç, Mat dhe banues në zonën e quajtur “Frutikulturë”, i dënuar me parë.

Armët dhe municionet e sipërpërmendura u sekuestruan në cilesinë e provës materiale dhe u dërguan në laboratorin e Policisë Shkencore, për ekzaminime të mëtejshme.
Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqesor Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: