I FTUAR NE KENDIN E KUZHINES – LEDIO CANE, SHEF KUZHINE

1 peshk levrek
50 gr spinaq
100 salmon
Shafran
Lëngu i dy portokallëve
Pure perimesh (patate, karrotë, lulelakër, selino)
Gjalpë
Kripë me erëza
Domate dhe koper per dekorim

Presim peshkun levrek në fileto. E marinojmë me kripë, vendosim gjethet e spinaqit dhe e mbledhim fileton role. Përqark filetos vendosim salmonin të prerë hollë dhe e fiksojmë me një shkop kuzhine. E vendosim rolenë në furrë në temperaturën 250 gradë Celsius për 25 minuta. Ndërkohë përgatisim salcën duke vendosur fillimisht në tigan lëngun e portokallit, gjalpin, purenë e perimeve, një bustinë shafran dhe kripë me erëza. E trazojmë dhe e lemë në temperaturë mesatare derisa salca të fillojë të bëhet kremoze. Dekorojmë pjatën duke vendosur katër domate të vogla të prera në formë lulesh me një degë kopër në mes. Në qendër vendosim rolenë e levrekut, mbi të cilin vendosim pak nga salca e përgatitur.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: