Polonia u mund në sfidën e raundit të 3 në Ligën e Kombeve përballë Portugalisë, në shtëpi 1-3.Sërish ndër më të kritikuarit padyshim ka qenë sulmuesi kryesor Robert Levandovski, I cili nuk pranon kritikat e marra pas humbjes së Polonisë në fushën e saj përballë Portugalisë dhe është përgjigjur hapur pas ndeshjes.
Sulmuesi polak u ka kujtuar gazetarëve se detyra e tij është që të shënojë gola dhe nëse nuk vihet në kushtet optimale për të bërë diçka të tillë atëherë nuk mund të bëjë dot asgjë. “Unë nuk jam mesfushor dhe detyra ime nuk është që të afrohem pranë mbrojtësve që të marr topin. Atë duhet ta marr kur të jem në zonën kundërshtare”, tha sulmuesi polak, i cili ironizoi se herë herë e bënte diçka të tillë në stërvitje.