Bayern Munich dhe sulmuesi polak Lewandowski kanë rënë dakortpër zgjatjen e kontratës aktuale. Menaxheri i sulmuesit, Pini Zahavi ka rënë dakord me Bayern Munich për ta rinovuar kontratën e sulmuesit polak 30-vjeçar edhe për 4 vite të tjera. Marrëveshja aktuale e tij përfundon në vitin 2021, por tashmë ka akord për rinovim.

Sipas “Sky Sport”, polaku do të zgjasë kontratën e tij me bavarezët deri në vitin 2023. Lewandowski që është me pushime pas kthimit të tij do të firmosë edhe kontratën e re.

Në 242 ndeshje gjithsej si bavarez, Lewandowski ka shënuar plot 191 gola dhe 47 asistime.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb