Sërish ngjarje në Lezhë.
Gazetari Elidon Ndreka raporton se ka pasur të shtëna ame armë zjarri, ngjarje e ndodhur në fshatin Pllanë.
Sipas burimeve dyshohet se është qëlluar drejt një personi por nuk raportohet për të plagosur. Nuk dihet ende identiteti i personave të përfshirë në këtë ngjarje.
Më herët në Lezhë u shënua një ngjarje e rëndë ku babë e bir goditën me kosore një 47-vjeçar, gjatë një konflikti mes tyre. L.M u sulmua nga Nikolin e Sokol Boga.
Mësohet se si pasojë e konfliktit është lënduar lehtë edhe Sokol Boga (djali) i cili ka marrë ndihmë mjekësore dhe do të shoqërohet në komisariat për procedurat e mëtejshme.
Ndërsa vijon puna për kapjen e babait të tij, Nikolin Boga.
(BalkanWeb)