LEZHË – Arrestohen në flagrancë nga policia dy adoleshentë, 16 dhe 17 vjeç nga lagja Sanxhak në Laç-Kurbin, të cilët mesditën e sotme kanë qëlluar me automatik në ajër. Ata janë me iniciale A.K dhe K.Ll.

Sipas Policisë së qarkut Lezhë, atyre iu sekuestrua një automatik model 56, me te cilin kishin qëlluar si dhe tre gëzhoja mod.56.

Adoleshentët do të përballen në gjyq me akuzën e armëmbajtjes pa leje dhe prishjes së qetësisë publike.

(ar.sh/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb