LEZHË- Policia arrestuar një person pasi në banesën e tij u gjet një armë zjarri pistoletë TT mod. 54, me një karikator me 7 fishekë si dhe një granatë dore difensive me një ndezës unifikues.

Policia vuri në pranga shtetasin Mark Grishaj, vjeç 64, banues në Torovicë, Lezhë për veprën penale të “Mbajtje pa leje e armëve luftarake e municionit”.

Materjalet e sekuestruara në stallën e bagëtisë së shtetasit Mark Grishaj i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë.

(a.h/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: