LEZHË- Një kalimtar ka gjetur vdekjen mbrëmjen e sotme, pasi është përplasur nga një automjet. Mësohet se aksidenti ka ndodhur në autostradën Lezhë-Laç, rreth orës 20:30, ndërsa viktimë ka mbetur Pjetër Lleshi, 48 vjeç nga fshati Dom i Pukës.

Sipas të dhënave të para nga vendi i ngjarjes, ka qenë një automjet tip “BMW” me targa AA 808 JZ që ka përplasur këmbësorin që po kalonte nga njëra anë e rrugës në tjetrën. Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat e policisë së Lezhës, të cilat kanë ndaluar drejtuesin e mjetit, shtetasin Leks Hamataj. Paraprakisht dyshohet se shkak për aksidentin është bërë shpejtësia tej normave, por do të jetë ekspertiza që do të përcaktojë të vërtetën.

Aksi Lezhë-Laç është një nga më problematikët në vend, duke u bërë shkak për dhjetëra aksidente çdo vit.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: