LEZHË- Policia e Lezhës ka vënë në pranga shtetasin Taulant Lleshi, 29 vjeç, pas një kallëzimi të bërë në drejtim të tij për kryerje të marrëdhënieve seksuale me dhunë.

Denoncimi ndaj të riut me banim në Kodër-Mulliri, Lezhë është bërë nga një 15-vjeçare me iniciale M.C e cila pretendon se ka bashkëjetuar me këtë person, por gjatë kësaj kohe ai e ka dhunuar fizikisht dhe seksualisht

Ndërkaq materialet hetimore i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyësor Lezhë për veprat penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë më të mitur të moshës 14-18 vjeç” dhe “Shtrëngimi ose pengimi për të bashkëjetuar ose për të zgjidhur martesë”.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: