LEZHE- Strukturat e DVP Lezhë, pas një punë hetimore me metoda speciale të hetimit, u finalizua me sukses operacioni “Panorama” ku si rezultat i tij u arrestuan në flagrancë shtetasit:

Kristian Pali, 24 vjeç, banues në Shkoder.

Klodian Osmani, 20 vjeç, banues në Shkoder

Këta 2 shtetas u arrestuan në flagrancë pasi në automjetin e tyre Benz me targa AA 711 MO , u konstatua lënda narkotike të cilën po e transportonin për shitje.

Në cilësinë e provave materiale u sekuestruan:
– 4.5 kg lëndë narkotike cannabis sattiva
– Automjeti tip Benz me targa AA 711 MO

Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprën penale “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike”.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb