LEZHE- Një automjet “Golf 4” është gjetur i braktisur mëngjesin e së premtes në afërsi të Kryqëzimit të Shënkollit. Autovetura me targa të huaja BG 925CC është qëlluar me breshëri automatiku nga persona ende të paidentifikuar.

Menjëherë pas konstatimit të mjetit ,policia e Lezhës ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur punën për zbardhjen e saj.

Nga hetimet paraprake të policisë nuk është gjetur asnjë shenjë gjaku në automjet. Ndërkohë që mbetet enigmë nëse në momentin kur është qëlluar mbi automjetin kishte apo jo persona brenda saj. Këto elementë e bëjnë mjaft të paqartë si dinamikën, ashtu dhe rrethanat e ngjarjes.

Ndërkohë, policia ka ngritur disa postblloqe dhe po ushtron kontrolle të shumta të automjeteve.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: