LEZHË- Dy vëllezër nga Lezha janë shpallur në kërkim nga policia pasi akuzohen për grabitjen e një qytetareje. Burime zyrtare, bëjnë me dije se janë vënë në kërkim Andrea dhe Vladimir Gjinaj, përkatësisht 25 dhe 37 vjeç, që të dy banues në lagjen “Besëlidhja” të Lezhës.

Sipas policisë dy vëllezërit i kanë marrë me forcë shtetases me iniciale P.Gj., banuese në lagjen “Besëlidhja”, Lezhë, një çantë në të cilën kishte 100.000 lekë të reja. Materialet i janë referuar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprën penale “Vjedhje me dhunë”.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: