LEZHË- 3 persona të maskuar grabisin një shumë parash në një banesë në fshatin Lalm. Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 4:00, ndërsa banesa ku është kryer vjedhja i përket shtetasit Gjin Toma, 51 vjeç.

Policia bën me dije se 3 grabitësit kanë arritur të vjedhin rreth 2 milionë lekë të vjetra dhe janë larguar në këmbë, pa përdorur automjet. Paraprakisht mësohet se 3 personat me maska nuk kanë qenë të armatosur.

Forca të shumta policie mbërritën në vendngjarje, ndërsa kanë nisur hetimet për identifikimin dhe arrestimin e 3 grabitësve.

(d.d/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: