TIRANË

Dy persona kanë përfunduar në pranga në Lezhë pasi dyshohet se mashtruan katër shtetas për kalim të paligjshëm të kufirit. Sipas policisë  të arrestuarit janë B.B. 29 vjeç dhe I.L. 24 vjeç, të dy nga Tirana.

 

Ata do dërgonin 4 shtetas nga Tirana në Kosovë dhe për këtë dyshohet se emigrantëve iu janë marrë 1 mijë euro. Ndërkohë hetimet vijojnë  për zbardhjen e plotë të këtij rasti.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb