LEZHE- Një mjek është grabitur dhe më pas plagosur nga 3 persona të maskuar në Lezhë. Burime zyrtare bëjnë me dije se rreth orës 22:15 të së dielës, në afërsi të fabrikës së tullave në Grykë-Zezë, Lezhë, tre persona të maskuar, të cilët qëndronin në hyrje të banesës së Petrit Shtjefnit, banues në Grykë-Zezë, Lezhë, sapo ky shtetas ka zbritur nga mjeti i tij fuoristradë ML me targa AA898GU, i kanë kërkuar t’u dorëzonte lekët dhe sendet me vlerë që kishte me vete.
Pas kundërshtimit të bërë nga ana e tij, autorët e kanë goditur me levë në kokë pa i shkaktuar dëmtime të rënda për jetën dhe i kanë marrë armën e zjarrit pistoletë mod.54, të cilën ky shtetas e mbante me leje duke u larguar më pas në një zonë të pyllëzuar të zonës.
Shtjefni me profesion mjek është vëllai i pronarit të fabrikës së tullave në Lezhë. Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Materialet i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprat penale të “Vjedhja me dhunë” e kryer në bashkëpunim.

 

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb