LEZHE

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit njoftoi sot mbylljen e subjekteve në Lezhë në të cilat u konstatuan mungesë të kushteve higjieno-sanitare.

“Në subjektin me aktivitet “përpunim prodhim mishi”  i cili ishte i pa regjistruar në QKB kishte mungesë të kushteve të përshtatshme higjeno-sanitare si dhe produkte pa etiketë të miratuar. Ndaj subjektit “Fridion” u mor masa administrative e ndërprerjes së aktivitetit përpunues si dhe u bë bllokimi i produktit 200 kg mish derri, masë administrative me gjobë 1 350 000 lekë.

  • foto galeri
  • foto galeri

Ndërsa në subjektin me aktivitet “Supermarket” u konstatuan kushte të rënda higjieno-sanitare, si dhe mungesë të plotë të dokumentacionit. Ndaj subjektit “Ardian Ndoj” u mor masë administrative gjobë, 400.000 lekë si dhe ndërprerje e aktivitetit deri në përmirësimin e shkeljeve të konstatuara. “- thuhet në njoftimin zyrtar të AKU-së.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb