LEZHË– Një aksident ka ndodhur në orët e vona të së dielës në hyrje të qytetit të Lezhës.

Një person ka mbetur i plagosur pasi mjeti me të cilin udhëtonte ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Policia bën me dije se ka mbetur i plagosur shtetasi me iniciale M.N 64 vjeç.

64-vjeçari banues në lagjen ‘Nënë Tereza’ të qytetit të Lezhës është dërguar në Spitalin e Traumës në Tiranë, pasi ndodhet në gjendje kritike për jetën.

Policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb