LEZHE – Një 35-vjeçar është plagosur me armë zjarri mbrëmjen e sotme në Lezhë. Burime nga policia lokale bëjnë të ditur se 35-vjeçari Ervin Rajta është qëlluar me armë në afërsi të stadiumit “Besëlidhja”, nga persona ende të paidentifikuar.
Kalimtarë të rastit e kanë dërguar të plagosurin në spital, ku ka marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Mjekët bëjnë të ditur se fatmirësisht plumbi nuk i ka prekur organet jetësore dhe i riu është jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë policia po punon për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: