LEZHË – 35-vjeçari Ervin Rajta, plagosur pasditen e së dielës në Lezhë, është një punonjës i Policisë së Elbasanit dhe nga hetimet ka rezultuar se ai ka plagosur veten pa dashje me armën e shërbimit, që e mbante në një çantë.

Lajmin e ka bërë të ditur sot Policia e Lezhës, që shprehet se “me datë 11 janar, 2015,rreth orës 18.35, ka ardhur i plagosur me armë zjarri në spitalin e Lezhës, punonjesi i policisë së së Qarkut Elbasan Ervin Rajta, 35 vjeç, banues në lagjen “Beslidhja”, Lezhë.

Nga veprimet e kryera deri tani rezulton se Rajta është plagosur nga pakujdesia me armën e tij të shërbimit, të cilën e mbante në një çantë krahëqafë. Ai është e plagosur në bark dhe këmbë pa prekur organet jetësore dhe është jashtë rrezikut për jetën. Në vendngjarje është gjetur një predhë e kalibrit 7.62 mm. Policia po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.

(ar.sh/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb