LEZHË

Në Lezhë, forca të shumta policore kanë marrë në mbrojtje KZAZ-në. Forca të shumta të Policisë së Shtetit janë në këto momente te KZAZ 13. Në mesin e uniformave blu është edhe drejtori i Policisë së Qarkut Lezhë.

Policia bashkiake ka shkuar në ambientet e KZAZ. Gazetari Elidon Ndreka raporton për “Balkanweb” se policia bashkiake është paraqitur në KZAZ, por aty nuk është lejuar nga ana e Policisë së Shtetit.

Argumenti i policisë së Lezhës për moslejim të policisë bashkiake është se nuk ka asnjë përfaqësues të KZAZ.

E njëjta situatë është edhe te KZAZ 12. Bashkia Lezhë ka nxjerrë urdhër për lirim të ambienteve të KZAZ.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb