LEZHË – Një 44-vjeçar që ka plagosur me sëpatë dhe më pas, shtënë me armë zjarri ndaj një bashkëqytetari të tij është arrestuar dje nga Policia e Lezhës.

Burimet zyrtare njoftuan se më datë 10 janar bënë arrestimin në flagrancë të Ardian Gazullit nga Dajçi, i cili, për motive të dobëta dhe pronësie ka goditur Petrit G, të cilit i ka shkaktuar plasje të bacinit (legenit) e për pasojë, ndodhet në spitalin e Lezhes.”

Po sikur të mos mjaftohej me kaq, Gazulli ka shtënë edhe me automatik drejt banesës së P.G, duke vrarë gabimisht një pulë në oborr. Policia e ka ndaluar tashmë më “Kanosje”, “Armëmbajtje pa leje”dhe “Plagosje të lehtë me dashje”.

(ar.sh/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: