Një qytetar nga Lezha ka denoncuar në polici djegien e 2 automjeteve në oborrin e banesës së tij.

Sipas komunikatës së policisë, shtetasi me iniciale L. V., 64 vjeç, ka njoftuar policinë se ka rënë zjarr në  dy automjete të parkuara në oborrin e banesës së tij.

Si pasojë e zjarrit, të dy automjetet kanë pësuar dëmtime në pjesën e përparme. Grupi hetimor nën drejtimin  Prokurorisë po punon për sqarimin  rrethanave dhe shkakut të rënies së zjarrit, identifikimin dhe kapjen e autorit.

(Balkan Web)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb