LEZHË- Dhjetëra banorë të komuniteti romë në Lezhë janë mbledhur në një protestë për energjinë në qendër të qytetit. Banorët thonë se nuk u është ndërprerë energjia elektrike, por në Ditën Ndërkombëtare të Romëve iu premtua që do tu rikthehej, ndërkohë që vijojnë të jenë ende pa drita.

Protestuesit kanë kërcënuar me grevë urie nëse nuk ndërhyhet për të gjetur një zgjidhje dhe tu rikthehet energjia elektrike. Ata kanë deklaruar se do të nisin grevën para bashkisë. “Na premtuan që do na lidhin dritat por nuk është rikthyer energjia. Do kalojmë në greve urie nëse nuk ndërhyhet. Grevën e urisë do e zhvillojmë para bashkisë”, kanë thënë banorët.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb