LEZHË

Një 77-vjeçar nga Lezha është vetëplagosur me armë zjarri. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Gajush të Lezhës, ku 77-vjeçari me inicialet P.I, është vetëplagosur në oborrin e banesës së tij.

Ai u dërgua menjëherë në spital, kurse ngjarja po hetohet.

Njoftimi i policisë:

Lezhë/ Informacion paraprak

Më datë 20.04.2019, rreth orës ‪21:10, në fshatin Gajush, Lezhë, në oborrin e banesës së tij dyshohet të jetë vetëplagosur me armë gjahu shtetasi P.I , 77 vjeç, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb