Kompania LG dëshiron të bëjë një hap para në teknologjinë e televizorëve duke prezantuar konceptin që mund të ngjitet me magnet nëpër frigorifer apo kudo që dëshirojnë blerësit. Këtë javë, gjiganti jug-korean ka prezantuar televizorin 55-inç me ekran fleksibil që mund të vendoset në mure me ndihmën e magnetit.

Deri më tani është vetëm koncept dhe nuk ka pasur ndonjë paralajmërim nga LG nëse ky produkt do të dalë në treg. Qëllimi i këtij koncepti është prezantimi i planeve të reja të kompanisë për prodhimin e ekraneve OLED.

Ekrani i konceptit të TV-së është i hollë më pak se një milimetër, raporton CNET, që do të thotë se është i hollë sa një faqe e gazetës. Edhe vet televizori duket si një letër.
LG dhe Samsungu janë kompanitë e vetme që kanë prodhuar vazhdimisht ekranet me ekran fleksibil, por deri më tani nuk është kuptuar se përse janë prezantuar pajisjet me ekran të lakuar në njërën anë.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: