SHBA

Ndarja e çiftit të njohur të shoëbiz-it të huaj, Miley Cyrus dhe Liam HemsWorth, 8 muaj pas kurorëzimit të martesës befasoi të gjithë ndjekësit e dyshes. Dhe ditët e fundit ajo ka qenë tema e ditës e mediave rozë. Po ashtu romanca e re e Miley Cyrus me një vajzë i shtoi nota dramaciteti kësaj historie.

Këngëtarja menjëherë pas lajmit të ndarjes u fotografua në liqenin e Como-s teksa puthej me Kaitlynn Carter. Deri tani të gjithë kanë reaguar, përveç Liam-t, i cili duket se është lënduar shumë nga Miley. Aktori 29-vjeçar i ka kaluar këto ditë të vështira në rezidencën e vëllait të tij, Chris ‘Byron Bay.

Gjithsesi, ai e ka thyer heshtjen dhe ka folur për Daily Mail Australia. Kur është pyetur se çfarë po ndodh me Miley-n, ai thjesht ka thënë, “Ju nuk e kuptoni se si është, thjesht nuk dua të flas për atë”, është shprehur Hemsëorth pranë vëllait të tij sipas burimeve ekskluzive për ‘DailyMail’.

Sipas, Daily Mail fotot e Miley-t teksa puthej me Kaitlynn ia kanë thyer zemrën Liamit dhe i kanë ardhur si një “bombë” pasi nuk i priste.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb