Presidenti i Libanit Michel Aoun, tregoi se që nga muaji prill i vitit 2018, 390 mijë sirianë janë kthyer në vendin e tyre.

Sipas njoftimi të bërë nga presidenca thuhet se Aoun në Pallatin Presidencial Baabda në Bejrut ka pritur në takim Ambasadorin e Bashkimit Evropian në Liban, Ralph Tarraf.

Në takim janë trajtuar zhvillimet e fundit në Liban si dhe gjendja e refugjatëve sirianë që janë strehuar në Liban të cilët kanë ikur nga lufta e brendshme.

Aoun rikujtoi deklaratën e BE-së të publikuar muajin e kaluar ku bëhet thirrje që refugjatët sirianë të qëndrojnë në vendet ku gjenden duke u integruar me popujt e këtyre vendeve. “Ky qëndrim, është në kundërshtim me thirrjet e vazhdueshme të Libanit që refugjatët sirianë të kthehen në vendet e tyre”, tha Aoun.

Ai mbrojti qëndrimin se në mbi 90 për qind të tokave të Sirisë është siguruar stabiliteti, duke njoftuar se në kuadër të aktiviteteve të kthimit vullnetar të filluar vitin e kaluar deri më tani në vendet e tyre kanë kaluar 390 mijë refugjatë sirianë.

Presidenti libanez muajin e kaluar kishte deklaruar se në Siri nga vendi i tij janë kthyer 276 mijë refugjatë.

Sipas të dhënave zyrtare të Libanit, për shkak të luftës së brendshme në vitin 2011 në Liban migruan rreth 1,5 milion sirianë. Ndërkohë, sipas Kombeve të Bashkuara (OKB) ky numër është nën 1 milion.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb