Tetë punonjës të ndihmës së parë kanë humbur jetën si pasojë e sulmeve të ushtrisë izraelite ndaj autoambulancave në jug të Libanit.
Në sulmet që ushtria izraelite kreu në jug të Libanit humbën jetën tetë punonjës të ndihmës së parë, informoi ministri libanez i Shëndetësisë, Firass Abiad, i cili tha se ushtarët izraelite pengojnë mbërritjen tek trupat.
Abiad i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar që të marrë përgjegjësitë dhe të përmbushë detyrat e tij, ndërsa më tej vuri në dukje se 55 sulme janë kryer ndaj spitaleve në Liban.
Abiad njoftoi se 36 prej sulmeve kanë shënjestruar spitalet në mënyrë të drejtpërdrejtë, ndërsa janë mbyllur tetë spitale.
Në sulmet e intensifikuara të Izraelit në Liban kanë humbur jetën 2.593 persona