Një qytet turistik në Liban ka vendosur që të punësoje police të veshura në mënyrë sensuale gjatë sezonit të verës për të tërhequr sa më shumë turistë dhe për t’i bërë të huajt të ndihen sa më mirë.

Ishte vendimi i kryetarit të bashkisë së Broummana Pierre Achkar që forca policore të zëvendësohej me femra të veshura me pantallona të shkurtra ose minifunde edhe pse vendimi i tij është pritur me kritika në disa media konservatore apo edhe komentues në rrjete sociale.

Qyteti i Broummanas në lindje të Libanit është një atraksion turistik ndërkombëtar edhe pse Libani konsiderohet një vend jo i sigurt për shkak të konflikteve fetare. Sipas kryetarit të bashkise së qytetit, 99 përqind e turistëve në këtë qytet veshin pantallona të shkurtra, kështu që përse jo edhe policët. Ai shpreson se skuadra e re e vajzave tërheqëse do të ndihmojë turistët të ndihen më mirë dhe qyteti të duket edhe më i bukur.

“Ne në Liban dëshirojme të ndryshojmë imazhin e vendit në sytë e perëndimorëve” deklaroi kryetari i bashkisë. Kritikët shprehen se kjo mënyre e thithjes së turistëve është e gabuar, ndërkohë uniforma e policëve meshkuj mbetet e pandryshuar. Ata marrin shembullin e Nisës në France ku të gjithë policët mbajnë të njëjtën uniformë edhe pse qyteti njihet për diversitetin dhe lirinë.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: