Është rritur në 20 numri i personave që kanë humbur jetën dhe mbi 450 numri i të plagosurve në shpërthimet e “pagerëve” (pajisjeve të komunikimit) në të gjithë Libanin, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë me shkrim nga Ministria libaneze e Shëndetësisë, jepet informacion lidhur me humbjet e jetëve që kanë shkaktuar shpërthimet e radiomarrësve në kryeqytetin Bejrut dhe në rajone të tjera.

Në deklaratë theksohet se si pasojë e shpërthimeve të “pagerëve” kanë humbur jetën 20 persona dhe janë plagosur mbi 450 të tjerë.

Agjencia zyrtare libaneze NNA kishte njoftuar për shpërthime të ndodhura në “pagerët” në Bejrut dhe në jug të vendit.

Drejtoria e Mbrojtjes Civile të Libanit njoftoi se po përpiqeshin të shuanin zjarret që shpërthyen në dhjetëra shtëpi, automjete dhe vende pune si pasojë e shpërthimit të “pagerëve” në jug të Bejrutit dhe rajonet Bekaa dhe Jebel në Liban.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: