LIBAN-Ushtria libaneze ka njoftuar sot se ka arrestuar gruan e dytë të kreut të ISIS-it, Ebu Bekr el-Bagdadi, dhe djalin e tyre tetë-vjeçar pranë kufirit sirian.

Sipas “The Guardian”, arrestimit thuhet se u zhvillua javën e shkuar duke ndjekur raportet e sigurta të strukturave perëndimore të inteligjencës.

Zyrtarët libaneze thanë se identiteti i djalit ishte konfirmuar nëpërmjet testeve të ADN-së.

Ata janë arrestuar 10 ditë më parë kur hynë në këtë shtet nga Siria. Gruaja ishte duke udhëtuar me një pasaportë të rreme dhe shoqërohej nga djali i saj 9-vjeçar.

Shteti Islamik ka konfiskuar territore të mëdha në Irak dhe Siri, duke e quajtur atë kalifat.

Forcat libaneze kanë zhvilluar një sulm ndaj simpatizantëve të ISIS-it në Liban dhe shërbimet sekrete kanë qenë tepër vigjilente në vendkalimet kufitare.

Ato kanë arrestuar gjatë muajve të fundit, një numër të madh luftëtarësh të ISIS-it, të dyshuar për sulme dhe veprimtari për të zgjeruar ndikimin e organizatës terroriste në Liban.

Prej gati dy muajsh, SHBA-ja është vënë në krye të një koalicioni ndërkombëtar kundër terrorizmit dhe nga ajri po luftojnë pikat kryesore të xhihadistëve.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb